Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ai do të jetë personi i parë që do të vaksinohet me Pfizer/BioNTech në këtë shtet.

Shpejt pritet që të arrijnë atje dozat e para të kësaj vaksine, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

“I besoj kësaj vaksine. Pres që do t’i pranojë autorizimet e përshtatshme në ditët në vijim dhe dua që qytetarët e Izraelit të vaksinohen”, ka thënë Netanyahu.

“Për ta bërë këtë, dua që ta jap një shembull tek ta duke qenë i pari në Izrael që do ta marrë këtë vaksinë”.