Për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektrosistem në qytetin e Shkupit, nesër pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Karposh, Studeniçan dhe Ilinden.

“Në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 3:00 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rr:’Damaska’, një pjesë të rrugës ‘Bukureshka’ (në afërsi të shkollës “Jan Amos Komenski”, shkolla ‘Jahja Kemal’ në Komunën e Karposhit”, informojnë nga QRMK Shkup.

Prej atje thonë se në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 15:00, pa rrymë do të jenë edhe shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Koliçan i Poshtëm në Komunën e Studeniçanit, ndërsa në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e fshatit Mralinë (shfrytëzuesit rreth hyrjes së pompës së benzinës në fshatin Mralinë, në hyrje të autostradës) më afërsi të TS Kadino 6, TS Zdravko (TS rivat), në hyre të fshatin Kadino në autostradën në Komunën Ilinden.