Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 42 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 499 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, transmeton Alsat.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 22 persona, një persona është pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, tre në kovid-qendrën në Klinikën e Neurologjisë, katër janë pranuar në repartin e ORL-së, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë, po aq edhe në Klinikën për Sëmundje të Syve. Nga katër pacientë janë pranuar në Institutin për TBC dhe në Klinikën e Neurologjisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 10 pacientë të ri me Covid-19, 10 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 20 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

Për momentin në Klinikën e Dermatologjisë, respektivisht në kovid-qendrën po mjekohen 26 pacientë të dyshuar ose pozitivë me Covid-19, në Klinikën e Neurologjisë 33 pacientë, në TBC 49, ndërsa në kovid-qendrën pranë Klinikës së Nefrologjisë janë shtrirë 25 pacientë. Në Klinikën për Sëmundje të Syve ka 14 pacientë, ndërsa në ORL 27. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë po trajtohen 23 pacientë.

Në Spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 110 pacientë me Covid-19, kurse në Klinikën për Sëmundje Infektive 161 pacientë. Në spitalin e Kozles ka 31 pacientë, prej të cilëve 8 janë fëmijë kurse 23 janë të rritur.

Gjithsej 499 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar 30 shtretër të lirë.