Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat kovid në spitalet e vendit është raportuar se trajtohen 872 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 75 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 59 pacientë.

Në repartin infektiv në Tetovë ka 40 pacientë, në Veles trajtohen 63 të sëmurë, ndërsa Kumanovë 114 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në qendrat kovid në Ohër ka 110 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 130 në qendrën kovid në Gostivar 62, ndërsa në Strugë 43 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 71 pacientë, në Koçan 17, në Kërçovë 20, Kavadar 44, në Gjevgjeli 15 persona, ndërsa në Dibër nëntë pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit është 1348 dhe ka rreth 180 shtretër të lirë spitali në qendrat kovid.

Gjatë ditës, bëhen çregjistrime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë.