Amerikani Charles “Chuck” Yeager, piloti i parë që thyeu pengesën e zërit, ka vdekur në moshën 97 vjeç, tha gruaja e tij, shkruan BBC.

“Eshtë trishtim i madh të njoftoj se dashuria e jetës sime, Gjenerali Chuck Yeager, vdiq në orën 21:00,” shkroi Victoria Yeager.

Chuck Yeager bëri histori në 1947 pas fluturimit të tij me një aeroplan raketor eksperimental Bell X-1, gjatë së cilës ai u bë njeriu i parë që fluturoi më shpejt se shpejtësia e zërit.

Ai më vonë theu disa rekorde të tjera të shpejtësisë dhe lartësisë kur bëhet fjalë për fluturimet.

Me Bell X-1, ai fluturoi në një lartësi prej 12,000 metrash me një shpejtësi prej 1,066 km / orë.

Vetëm disa ditë para fluturimit historik, Yeager theu disa brinjë ndërsa po kalëronte.

Nga frika se mos fluturimi i tij do të ndalohej, ai shmangu mjekun në bazë dhe iu drejtua një veterineri lokal për ndihmë.

X-1 u emërua sipas gruas së tij “Glamorous Glennis” dhe tani është vendosur në Muzeun Smithsonian.

Kur Scott Crossfield vendosi një shpejtësi rekord prej Mach 2 në 2 mars, 1953, Yeager shpejt vendosi një rekord të ri – Mach 2.44.

Me gradën gjeneralmajor, vitin e kaluar, në moshën 89-vjeçare, Yeager theu përsëri pengesën e zërit, duke fluturuar këtë herë në F-15 “Eagle”.