Napoli ka barazuar sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe e ka fituar Grupin F në Europa Ligë. Në 1/16-ën e finales është kualifikuar edhe Real Sociedadi pasi që Rijeka fitoi kundër AZ Alkmaarit në Kroaci sonte

Napoli me Real Sociedadin e kanë siguruar biletën për në mesin e 32 skuadrave më të mira në Europa Ligë pasi që kanë barazuar sonte në “Diego Armando Maradona”.

Pjesa e parë përfundoi me dominimin e Napolit të cilët shënuan gol në minutën e 35-të me anë të Zielinskit.

Në pjesën e dytë Real Sociedad u përpoq shumë për ta barazuar rezultatin pasi që në ndeshjen tjetër, AZ Alkmaar ishte duke barazuar me Rijekën në Kroaci.

Megjithatë goli i barazimit për skuadrën e Januzajt erdhi shumë vonë ku shënoi Jose në minutën e dytë shtesë të ndeshjes.

Por, ky barazim mjaftoi për Napolin që të kalon tutje si lider në Grupin F të Europa Ligës.

Nga ky grup nga vendi i dytë është kualifikuar skuadra e Real Sociedadit që po ashtu i hyri në punë ky barazim për të pasur një pikë më shumë se AZ Alkmaar.