Gjatë 24 orëve të fundit (08.09.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shqiptuar gjithsejtë 873 gjoba për mos mbajtje të maskës mbrojtëse.

Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.