Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell në pjesët perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7, dhe ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë, informojnë nga DPHM.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me vranësira dhe më ftohtë. Temperatura minimale do të ulet deri në 2 gradë, derisa ajo maksimale do të arrijë deri në 8 gradë Celsiusë.