Komunikacioni rrugor sot zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, por pa pengesa. Shtresi të dobët të borës ka në Kodër të Diellit, kurse në Strazhë në pjesën malore ka mjegull ku shikueshmëria është zvogëluar nga 50 deri 70 metra.

Sipas informacioneve të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, sot do të ketë ndërprerje të herëpashershme të trafikut prej 15 deri në 20 minuta në rrugën Kërçovë – Ohër në seksionin Preseka-Pesoçan afër fshatit Vrbjani. Ndërprerjet e komunikacionit bëhen për shkak të aktiviteteve të ndërtimit në rrugë.

Në pikat kufitare nga pala maqedonase këtë mëngjes nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.