Ka disa ditë që Barcelona ka tentuar të gjejë gjuhë të përbashket me lojtarët që të ulën rrogat për një përqindje që të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës financiare.

Sot është miratuar plani që gjatë periudhës së ardhshme 3 vjeçare, klubi do të kursejë 122 milionë euro nga pagat e futbollistëve.

Mediumi katalunas Rac1, ka njoftuar që edhe argjentinasi Lionel Messi është pajtuar me uljen e rrogës.

33 vjeçarit do t’i skadojë kontrata me Barcelonën në qershor të vitit 2021.