Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e madhe mes Barcelonës dhe Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Për Lionel Messin kjo ndeshje ka rëndësi të madhe, pasi mund të thyej një rekord të madh.

Argjentinasi është 2 gola larg rekordi të Peles, për më së shumti gola për një ekip.

Messi ka 641 gola me fanellën e Barcelonës, kurse Pele kishte shënuar 643 gola për Santosin.

Nëse kapiteni i Barcelonës shënon “hat-trick” bëhet futbollisti me më së shumti gola në histori për një klub.