Raketa Starship e Elon Musk u rrëzua gjatë uljes pas një fluturimi të shkurtër në një lartësi prej 12.5 km, raporton BBC.

Automjeti pa pilot, me emrin e koduar SN8, u nis nga baza Boca Chica, Texas.

Ishte fluturimi i tij i parë suborbital në lartësi të madhe.

Musk, i cili e kishte shuar entuziazmin për rrezikun e keqfunksionimeve pak para ngritjes, tha se ishte i kënaqur me eksperimentin.

Ishte prova më e hollësishme për raketën që Musk beson se duhet të jetë në gjendje t’i dërgojë njerëzit në Mars brenda gjashtë viteve.

SN8 u ngrit mbi Gjirin e Meksikës, pastaj u kthye siç ishte planifikuar dhe fluturoi përsëri në juglindje të Teksasit pranë kufirit me Meksikën, ku u rrëzua ndërsa përpiqej të ulej vertikalisht.

” Mars, po vijmë !”, shkroi në Twitter Elon Musk pas testit.

Sipërmarrësi kishte paralajmëruar se kishte të ngjarë të kishte një aksident.

Për Musk, Starship është e ardhmja e kompanisë së tij SpaceX.