“Fillimisht dua t’i uroj ngushëllimet e mia familjarëve dhe miqve të Paolo Rosit. Edhe pse në vitin 1982 ai i shkaktoi një dramë popullit tim, aq sa me ato tre gola të gjithë nisën ta quajnë xhelati, Paolo Rosi në Brazil ishte shumë i famshëm dhe mësuam më pas ta respektonim si rival”.

Me këto fjalë, Aleks Sandro, mbrojtësi i majtë i Juves, i cili është rikthyer në formë pas dëmtimit të gjatë, paraqitet përpara mikrofonëve të televizionit bardhezi, në pritje të ndeshjes me Xhenoan:

“Fitorja me Barcelonën ishte fantastike, pasi bëmë një ndeshje të madhe. Por tani atë ritëm duhet ta konfirmojmë edhe në kampionat, pasi jemi ne kampionët. Milani duket i pandalshëm? Ndoshta, por i them që më vjen keq, pasi në fund do fitojë sërish Juventusi”.