Në orën 15:00, Roma pret në “Olimpico” Sassuolon, në kuadër të javës së 10-të në Serie-A.

Nga minuta e parë për skuadrën verdhekuqe do të jetë mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili prej prej gati një muaj qëndronte jashtë fushave, për shkak se kishte rezultuar pozitiv me koroanvirus. Megjithatë, tashmë gjithçka ka kaluar dhe lojtari është i pastër nga virusi.