Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Kosovës pritet do ta përfundojë më 18 dhjetor gjysmëvjetorin e parë shkollor.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për medie se bashku me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, atë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKShPK-së, Naser Ramadani, dhe drejtorin e QKUK-së, Valbon Krasniqi.

Hoti ka kërkuar nga shkollat që ta realizojnë planprogramin e tyre të paraparë për këtë gjysmëvjetor.