Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisionet për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri si dhe Komisioni Ligjdhënës-Juridik.

Në ora 10:00 është caktuar mbledhja e Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit ku mes tjerash deputetët do të diskutojnë për propozimin për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor dhe zgjedhën e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik.