Savash VELIU

A nuk është Perëndimi bashkëfajtor në shkatërrimin e Shqipë(ta)rise për dekada të tëra !?

Dalin disa të perënduar dhe proklamojnë se; riaktivizohet Lobi (komunistë) në SHBA, dhe do ta godasin rëndë Serbinë!!?

Të ashtuquajturit ‘’Lobi Shqiptar’’ ish-komuniste dhe sot post-komuniste a nuk ishin ato që goditën për resht pesëdhjetë vite me Pushtetin Enverist gjithë Shqipërinë dhe Shqiptarinë dhe sot për tridhjetvitet e fundit kinse demokratë që rrënuan shqiptarët ekonomikisht dhe kombëtarisht si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, që ka gjasa më së shumti të jenë shfaqje teatrale të diletantizmit politik kur pohojn se sot ‘’da lujmë nanën’’ serbisë pa turp, është shumë e rrezikshme dhe është prerje në besë. 

Frutat e një demokracie të tillë po i shijojmë përçdoditë në kurizinë tonë të kërusyr nga torturat psiqike dhe fizike kur trumbetojn se tani do qëllohet armiku kurse qëllohemi ne me figura politike miskine e diletante të zgjedhur nga euro-amerikanët me pliko për tu dirigjuar nga ambasadorët, të defilojnë me politikë pa bindje kombëtare e me shfaqje të rëndomta katundareske, në një mjedis politik të ndotur, ku askush s’duket se do çaj kokën për të mirën e përbashkët dhe shëndetin mendor të shoqërisë sonë.  Kemi frikë të themi kush na ka vra dhe kush na ka pre. Shikoni udhëheqësit e sotëm të pamerituar që kemi, të cilët kur përkujtojnë data historike të luftës së popullit shqiptar kanë frikë të thonë se kundër kujt luftuan shqiptarët.

Sërish në një seancë të Kongresit Amerikan, në të cilin ‘’përkrahësit e vazhdueshëm’’ të pavarësisë së Kosovës, Madeleine Albright, Eliot Engel dhe Daniel Server, i dhanë rekomandime Administratës së re të Biden se gjatë mandatit të tij, kjo administratë duhet të fokusohet në detyrimin e Serbisë për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur!

A nuk mjafton kjo se ata sërish do bëjnë ‘’teatër skenike’’ për një ndryshim qesharak në Uashington kur dihet se çështja e njohjes së Kosovës është e pranuar nga Rusia në fundvitet e nëntëdhjeta derisa këta hipokritët aktrojnë disi të justifikojnë politikën ditore amerikane kinse është në pyetje Serbia ajo që duhet detyruar në një akt të tillë, kur dihet se Vuçiç është agjenti i SHBA-së!

Realisht Shqiptarët apo pushtetetë shqipatre duhet të bëjnë presion Euro-Amerikanëve që Serbia të pranoj se është Shtet Gjenocidial dhe të ofroj trupat e të zhdukurve kosovar, të paguaj dëmshpërblime të rënda me qindra milijard dollar për çdo pushtim me kundërvlerë në rast se nuk paguhet të jepen toka serbe shqiptarisë, dhe si për fund Shteti Serb e njohur ndërkombëtarisht si Pushtet Krriminel të çarmatoset ushtarakisht sepse përbën kërcënim ushtarak për gjithë Ballkanin Jugperëndimor!

Kjo është ajo që duhet të bëhet nga administrata e mikut tonë ‘të madh’ Biden për Kosovën dhe Shqiptarët, e jo të shtirren si Lobistët edhe Amerikanët kinse shumë na duan (po pasuritë tona nën tokësore bashkë me rrugët gjeostrategjike ballkanas) si popull paqedashës duke na nxjerrur gjithnjë para hunde figurën e Rugovës ‘pacifiste’ e duke injoruar figurën revolucionare të Adem Jasharit, i cili përjetoi gjenocid familjar e mjaftueshme që Serbia të dënohet për Gjenocid kundër njerëzimit e jo duke e përmbyllur gjithë luftën e Kosovës në aktin e Reçakut me disa të vrarë, gjë të cilën amerikanët as që duan të ndëgjojn se është krim mbi njerëzimin.

Shkaku qëndron tek figura e Rugovës që tregon frikacakun e mbështetur nga europerëndimorët që kështu shqiptarët gjithnjë të jenë të përgjumur mbi frikën e përballjes me armikun serb e në anën tjetër ta fut në haresë revoltimin e armatosur të Adem Jasharit simbolit të qëndresës revolucionare sepse kjo tek shqiptarët do zgjoj krenarin e trimëris shqiptare në mbrojtje të pragut të shtëpisë burrërisht!

Nxitësit e pavarësisë së Kosovës duhet tentuar t’ia imponojnë Administratës së Biden për të bërë presion ndaj Serbisë, ta kërcënojnë atë me sanksione ekonomike dhe të bllokojnë hyrjen e saj në BE mbi këta pika të lartpërmendura së fundi edhe me kërcënim ushtarak ngase njohja e shtetësisë së Kosovës është akt i kryer, sepse atë e kanë njohurë edhe SHBA-ja edhe Rusia, dhe tani duhet ta miratoj edhe Serbia, gjegjësishtë amerikani Vuçiç.  

Kërcënimi Ushtarak Euro-amerikan dhe ai i NATO-s ndaj Serbisë nuk paraqet asessi rezik  për tu konfrontuar me Serbinë dhe Rusinë sepse palët në fjalë nuk kanë potencial ushtarak të përmballen me superfuqinë e NATO-s, ngase rruga toksore për ndërhyrjen Ruse në Ballkan është e mbyllur me kufijtë e Unionit Evropian Lindor të cilët kufij ndërkohë janë edhe kufijtë e NATO-s që në rast të cënimit të tyre aktivizohet pika 5 që parasheh intervenim ushtarak të NATO-s ndaj Rusisë nga të gjitha anët e saj, derisa Serbia ka një armatimë konvencial rusë të cilët mund të shkatërrohen vetëm nga 10 dronet Turke SIHA TB-2, dhe atë për triditë!

Domethënë, e gjithë çështja reale e dimensionit gjeopolitik shqiptar nga këndvështrimi jonë qëndron pikërisht kështu. Dhe pyetja jonë e drejtë dhe njerëzore do të ishte të pyeten SHBA-të, BE dhe NATO sinqerisht, a janë të gatshëm të pranojnë e të zbatojnë atë që e thonë para shqiptarëve gojarishtë të bëhet edhe në praktik ngase nuk qëndron asnjë penges apo kërcënim ushtarak para tyre si një struktur e madhe ekonomiko-ushtarake e globit!!!      

Sepse nëse gjykohet sipas disa shqiptarëve mendjengusht e ahmak pa vizion fitohet një përshtypje kinse; të gjitha Administratat Amerikane dhe Presidentët e tyre të sotëm kanë rrënë dhe janë zgjuar prej gjumi me kujtesën e vetëm mbi shqiptarët, që është një logjik e devijuar dhe jashtë arsyes racionale !!!