“Ndryshe nga paralajmërimet për lockdown të plotë përgjatë 9 ditëve në festat e fundvitit, Komisioni për Sëmundje Infektive mëngjesin e sotëm propozoi një paketë të re të masave restriktive, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me kufizimin e orarit të punës të objekteve hotelierike. Për dallim nga vitet e kaluara, për shkak të pandemisë këtë vit, festat e fundvitit do t’i gjejnë të mbyllura restorantet dhe kafenetë, gjegjësisht pas orës 18:00 për pothuajse një muaj rresht nuk do të punoj asnjë kafene dhe restorant”.

Me qëllim të parandalimi të rritjes së numrave të të infektuarve nga Covid – 19 në periudhën festive, Ministria e Shëndetësisë njofton se Komisioni do të dorëzojë edhe rekomandim që të mos ketë grupime në banesa gjatë festave vijuese.

Ministria e Shëndetësisë

Nga data 18 dhjetor deri 21 janar kafenetë dhe lokalet do të punojnë deri ora 18:00 dhe jo 21:00 siç është tani.
Restorantet në hotele të mos lejojnë grumbullim për festat e fundvitit pas orës 21:00.
Nuk lejohet organizimi dhe grumbullimi në shesh për festën e Vitit të Ri.
Të mos ketë mbledhi nëpër shtëpi apo vila të shumë personave për festat e fundvitit.
Të mos dilet nga shtëpia pa nevojë pas orës 18:00.
Ata gjithashtu kujtojnë se mbetet në fuqi ndalesa e tubimeve në vende publik dhe u bëhet thirrje njësive të vetëqeverisjes lokale të përforcojnë mbikëqyrjen për respektim dhe zbatim të kësaj mase.

Sa i përket bashkësive fetare, Komisioni gjithashtu përkujton se është në fuqi ndalesa për tubim të më shumë se katër personave në ambiente të hapura, ndërsa brenda në objekte është në fuqi rekomandimi që numri maksimal i personave të mos jetë më shumë se 30 për qind i kapacitetit dhe të gjithë personat të jenë me maskë.

Nga ministria thanë se në seancën e sotëm të komisionit ka pasur edhe përfaqësues të Odës së Pavarur të Hotelerisë të cilët kanë shprehur pakënaqësi me pakon e re të masave sa i përket riorganizimit të orarit të punës dhe i kanë dorëzuar komisionit propozimet e tyre. Masat brenda ditës do të dorëzohen në Qeveri për miratim, ndërsa në fuqi pritet të hyjnë më datë 18 dhjetor. /Shenja/