Në malishevë janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit derisa ishin në restorant dhe nën ndikim të alkoolit, pronarit i kanë shkaktuar probleme duke mos u larguar nga lokali.

Gjatë arrestimit lëndime trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët policorë, i cili ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.