Paolo Maldini u intervistua nga Sky Sport.

Drejtuesi i Milanit përfitoi nga lidhja direkte për të përshëndetur Andrea Pirlon, për të cilin rrëfeu edhe një prapaskenë kur trajneri kishte marrë detyrën për të stërvitur Juventusin U-23.

“Nuk e dija nëse edhe unë vetë do të qëndroja te Milani, megjithatë fola me Pirlon për ta uruar për rolin e ri. Me batutë i thashë se dyshoja mos do të stërviste ekipin e parë”, zbuloi Maldini.