Liverpooli ka rrëmbyer pikët e plota në Anfield, duke e mposhtur 4-0 Wolvesin.

Pas shumë muajsh, një numër i vogël i tifozëve janë lejuar të kthehen nëpër stadiume në Angli.

Ashtu ndodhi edhe në Anfield, të cilët duket se stimuluan Liverpoolin e Jurgen Klopp që mposhti 4-0 Wolvesin.

Serinë e golave e hapi Mohamed Salah në minutën e 24’, vazhdoi Georginio Wijnaldum në atë të 59’, para se të shënojë Joel Matip në minutën e 67’ dhe në fund për 4-0, autogol Semedo.

Pas kësaj fitore, Liverpool ka shkuar në kuotën e 24 pikëve, aq sa Tottenhami në vendin e parë.