Në fshatin Jelekce të Leposaviqit raportohet se dje është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij një person i gjinisë mashkullore.

Familjarët dyshojnë se vdekja e tij nuk ishte e natyrshme.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është marrë nga Mjekësia Ligjore për Obduksion.