Leipzig e ka eliminuar Manchester United nga Liga e Kampionëve pasi që e ka mposhtur sonte me rezultat 3-2 në RasenBall Arena të Leipzigut. Ishte kjo një ndeshje ku Leipzig i është dashur që ta fitonte dhe e arriti atë, derisa Manchester kishte dy rezultate në tavolinë – fitoren dhe barazimin

Leipzig e ka arritur atë për të cilën doli në fushë.

Skuadra gjermane e ka mundur me rezultat të pastër Manchester United 3-2 duke kaluar kështu në 1/8 e finales se Ligës së Kampionëve, derisa Manchester United i iku kualifikimi nga duart edhe pse tri javët e para ishte në vendin e parë të Grupit H.

Ser Leipzig kishte hyrë për fitore në këtë ndeshje u pa që në fillim ky Angelino shënon një gol të bukur në minutën e 2-të, por edhe kjo për shkak të rreshtimit katastrofal të mbrojtjes se “Djajve të Kuq”.

Haidara do të shënonte golin e dytë në minutën e 13-të duke shkuar kështu në epërsi 2-0 pa kaluar 20 minuta të takimit.

United tentoi të kthehet por Leipzig përsëri mori ndeshjen në dorë dhe shënoi edhe një gol në minutën e 30-të me anë te Orban, por që ai u anulua nga VAR pasi që Orban ishte në pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë prapë Leipzig ishin më të mirë dhe shënuan edhe golin e tretë, të fitores në minutën e 69-të.

Angelino bëri një krosim jo edhe aq premtues në zonën e 16 metërshit derisa topin kaloi lehtë tërë mbrojtjen e hutuar të Manchester United.

Më se miri aty u gjend Justin Kluivert që shënoi golin e tretë.

Krejt çka bëri Manchester United në këtë ndeshje ishte një gol që e shënoi në minutën e 80-të dhe atë nga penalltia ku si zakonisht shënoi Bruno Fernandes.

Manchester fillon që të kthehet në lojë pasi që shënon edhe golin e dytë në minutën e 82-të e ku gola shënues ishte Harry Maguire.

Por, kjo ishte e tëra çfarë ndodhi dhe United është eliminuar nga Leipzig për këtë sezon nga Liga e Kampionëve.

Kjo fitore i jep kualifikimin skuadrës së Leipzig, derisa Manchester United tashmë do të garojë në Europa Ligë në fazën e 1/16 të finales.

Vendi i parë në këtë grup ka mbetur që të caktohet nga ndeshja PSG-Basaksehir, pasi që kjo ndeshje u ndërpre për shkak të fyerjve racore të zyrtarit të katërt të kësaj ndeshje.