Ministria e shëndetësisë njoftoi se lehona 22 vjeçare nga Shkupi që dje ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi COVID-19 ka pasur diabetin dhe probleme me gjëndrën tiroide, përcjell INA.

Ajo më 26 nëntor ishte transferuar në spitalin “8 shtatori” nga Klinika e Gjinekologjisë, në gjendje shumë të rëndë. Në Gjinekologji ishte tre ditë në shtatëzani të komplikuar dhe se kishte lindur fëmijën e vdekur me prerje cezariane, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Gjendja e saj ishte përkeqësuar edhe më shumë dhe se gjatë tërë kohës ka qenë në respiratorë.

Ministria theksoi se gjatë trajtimit në të dyja spitalet është bërë përkushtimi maksimal për shërimin e saj, megjithatë edhe përkundër kësaj, ajo ka ndërruar jetë më 9 shtator.