Urim Salihu

Koha ka nis të ftohet ndërsa ditët e kësaj vjeshte të vonë po bëhen akoma më shumë pikëlluese. .Jeta vazhdon të jetë e mbërthyer me lajme të trishta .E tillë ditë është edhe kjo e diel e raskapitur dhe depresive ,plot shi,ankth dhe në fund përlotje.Valbona nuk është më.Ajo profesoresha më e mirë që shpërndante kaq rreze dijeje,ka mbyllur sytë përgjithmonë.Ata që e njohën atë nga afër,dhe unë një prej tyre mes miqësive të mëhershme si një kolege gazetarie ,më ka zhytur thellë në përmasat e këtij trishtimi pafund dhe të papërshkrueshëm.
E dij se ke vuajtur shumë Valbona.Rrëfimet tua nuk i dinte çdokush.Mes rrugëtimesh të largëta për të ardhë te ai tempull dijeje ,ato ishin torturuese por ti sfidoje çdo gjë.Ti që fitove çdo betejë në jetën tënde të vështirë,të vetmen rezistencë që e humbe ,ishte ajo e sotmja.
Valbona, ti e bëje të shkëlqejë çdo gjë sepse shërndaje kaq shumë mirësi tek njerëzit duke fshehur gjithnjë vuajtjen tënde.Kjo e bën më të trishtueshme këtë ikje të parakohshme dhe kaq të dhimbshme.
Ai tempull ku ti jepje leksione perfekte mbi letërsinë,do jetë i zbrazur.Të zbrazura do jenë ato korridore nëpër të cilat ecje çdo ditë .
Ne humbëm një njeri të përkryer,një profesoreshë të rrallë emri i së cilës qe i padëshiruar për dikë .Ajo s’mund të kishte një punë të sigurtë për vite e vite sepse e vetmja gjë që kishte më shumë se të tjerët është për faktin se ishte gjeniale.Emrat e tillë fshihen gjithmonë sepse institucionet ka kohë që kanë zënë myshk dhe i mbyt injoranca.
Dhe në një moment të jetës së saj ,kur ajo më në fund gjeti një siguri mes gjithë atyre maktheve,duke pritur me orë taksitë për të ardhur në punë,vjen një lajm kaq i tmerrshëm-Valbona nuk jeton më.Ky emër lumi ndali rrjedhën e jetës dhe zemra e saj u ndal në këtë dhjetor të ftohtë të kapluar nga vdekjet dhe jetët e njerëzve që këputen si gjethet e dafinave.
Lamtumirë Valbona.E dijmë se shpirti yt i pastër dhe i kristaltë është tashmë në qiell,është në parajsë sepse të tillë e kishe shpirtin dhe jetën.