Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic mund të jetë i gatshëm për sfidën e radhës ndaj Parmas.

Suedezi pësoi lëndim muskulor në fitoren 3 – 1 ndaj Napolit dhe ka humbur disa ndeshje.

Sipas Calciomercato, 39-vjeçari është afër rikthimit në fushë dhe ndoshta do jetë i gatshëm për sfidën ndaj Parmas në fundjavë.

Ibrahimovic ka realizuar 10 gola në gjashtë ndeshje në Seria A këtë edicion duke i ndihmuar Milanit të jetë në kreun e tabelës.

Ibrahimovic do humbas sfidën ndaj Pragës në Ligën e Evropës që zhvillohet të enjten.