Kylian Mbappe është bërë vetëm lojtari i katërt në historinë e Paris Saint-Germain që i shënon 100 gola për klubin, gjë për të cilën thotë se ndihet i çliruar.

Sulmuesi francez shënoi një herë në fitoren e PSG-së 3:1 kundër Montpellier të shtunën në Ligë 1, mjaftueshëm për ta arritur golin e 100-të në karrierë për parisienët.

“I dija statistikat e mia. Në disa ndeshje doja ta shënoja golin e 100-të. Goli numër 100 nuk ka qenë i lehtë. Duhet të them se është një ndjesi çlirimi për mua. Një arritje e madhe te një klub i madh sic është PSG, i mbushur me lojtarë të mëdhenj”.

“Kur kam nënshkruar, nuk e kisha menduar kurrë se do t’i shënoja 100 gola kaq shpejt. I falënderoj shokët e skuadrës dhe klubin që kanë pasur besim në mua në momentet e mira dhe të këqija”.

Me golin numër 100, Mbappe është bërë lojtari i katërt që e arrin këtë shifër pas Dominique Rocheteau, Pauleta (109), Zlatan Ibrahimovic (156) dhe Edinson Cavani (200).

“T’i shënoj 200 gola me PSG? Ku i dihet, nuk do ta kisha menduar kurrë se do t’i arrija 100 sosh”, nënvizoi ai.