Është pak e vështirë që të heqësh kilet e tepërta, dhe diçka e tillë kërkon mund dhe sakrificë.

Mëngjesi ka një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, dhe të cilin ju nuk duhet ta neglizhoni.

Në fakt, ekspertët e shëndetit thonë se shmangia e vaktit të mëngjesit është një nga gabimet më të zakonshme që i bëjmë metabolizmit dhe kjo është arsyeja, me shumë gjasa, që nuk arrin nga dieta atë që pret.

“Shmangia e mëngjesit është një nga gjërat më të këqija që bëni nëse doni të bini nga pesha, sepse kjo e bën metabolizmin të punojë më ngadalë. Nëse nuk ha, truri i dërgon një mesazh pjesës tjetër të trupit të ruajë energjinë, duke e sinjalizuar atë të mbajë yndyrën që po përpiqeni ta zhdukni”, tha Jenny Sugar, dietologe.

Sipassaj, mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe ju jep energji për të qëndruar të ngopur dhe të përqendruar.

Pra, nëse nuk ha mëngjes nuk mund të biesh nga pesha.