Fjalimi vjetor i presidentit Stevo Pendarovski si asnjëherë më parë këtë vit nisi me një minutë heshtje për viktimat nga pandemia e Kovid-19.

Ata janë heronjtë e vërtetë e vitit 2020 i cili njëkohësisht ishte viti më i papartishëm nga pavarësia dhe që çdo ditë dëshmojnë se humanizmi dhe solidariteti nuk janë kategori të harruara dhe se dekadat e jetës së vështirë dhe vitet e tranzicionit nuk na larguan na ndjenjat njerëzore dhe t’i harrojmë vështirësitë e tjetrit”-tha Stevo Pendarovski, president.

Pendarovski tha se dështimet institucionale gjatë ballafaqimit me pandeminë dhe pasojat e saja duhet të na shërbejnë si mësim mbi përmirësimin e masave parandaluese në të ardhmen. Ai shtoi se pasojat juridike, politike dhe ekonomike janë pikat e para për të cilat duhet gjetur zgjidhje më efikase.

Detyra jonë e parë dhe më e rëndësishme që na pret si shtet pas vendosjes në kontroll të pandemisë është të bëjmë analizë të thellë për funksionimin e rendit tonë juridik, politik dhe ekonomik të vitit që po lëmë, të nxjerrim mësime nga lëshimet dhe t’i vendosim në këmbë të shëndosha të gjitha pjesët e sistemit të cilat dështuan”-pohoi Stevo Pendarovski, president.

Sipas Pendarovskit mosbesimi i qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë është rritur dhe për kthimin e këtij besimi nevojitet punë e përbashkët e institucioneve, Qeverisë dhe aktorëve politik.

Pas rastit ku në vepër penale ishte i përfshirë njeriu i parë i PSP-së, qytetarët sikur edhe më shumë humbën besimin se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është e pamundshme. Është detyrë e jona si politikan dhe jo e dikujt tjetër që ta kthejmë atë shpresë se drejtësia është e arritshme dhe se nuk ka të paprekshëm”-tha Stevo Pendarovski, president.

Takimet e liderëve duhet mbetur praktikë e kaluar, për aq kohë sa institucionet janë funksionale dhe vendi nuk ndodhet në kriza politike dhe juridike tha Pendarovski. Në fillim të vitit 2021, presidenti planifikon debat të gjerë publik mbi Ligjin për menaxhim me kriza me qëllim përmirësimin e dispozitave dhe përgatitjen efikase të institucioneve për kriza të mundshme shëndetësore ose natyrale. Fjalimin e tij i pari i shtetit e përfundoi me nevojën për konsensus gjithëkombëtar për digjitalizimin e shoqërisë dhe avancimin e efikasiteteve energjetike.

 

Adrian Kerimi