Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka përmendur emrin e ishshefes së Rezervave Federale, Janet Yellen, si të nominuar për Sekretare të Thesarit.

Nëse konfirmohet nga Senati, ajo do të bëhet gruaja e parë që do ta mbajë këtë pozitë. Jellen është një prej shumë grave të zgjedhura për pozita kyçe në fushën e ekonomisë.

Ekipi i Biden është shprehur se nëse ato konfirmohen, do të thyejnë barrierat racore që ekzistojnë në Shtetet e Bashkuara. Biden është zotuar se do të krijojë një administratë diverse.

Më herët, ai ka formuar tërësisht nga gratë ekipin përgjegjës për mediat.

Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamela Harris, për herë të parë në historinë e SHBA-ve kanë përzgjedhur shtatë gra për stafin e Shtëpisë së Bardhë, që do të jenë të ngarkuara për komunikimet me median.

Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish zëvendësdrejtoreshë e Komunikimit gjatë fushatës së Biden.

Jen Psaki, e cila ishte drejtore komunikimi e Shtëpisë së Bardhë gjatë Presidencës së Barack Obama, do të jetë sekretare shtypi dhe aktualisht është pjesë e ekipit të tranzicionit.

Dy ndihmësit kryesorë të shtypit për zëvendëspresidenten e zgjedhur, Kamala Harris, do të jenë Symone Sanders dhe Ashley Etienne. Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendësdrejtore e Komunikimit gjatë fushatës së Biden. Ndërkohë që bëhet gati të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, Biden pësoi fraktura në këmbë pasi rrëshqiti ndërsa luante me qenin e tij, Major.

Ai ka njoftuar për formimin e Komitetit për Inaugurim Presidencial, para se të bëjë betimin më 20 janar.

Ky Komitet do të jetë përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të lidhura më inaugurim. Ditë më parë, Biden ka prezantuar ekipin e tij për siguri kombëtare, i cili ka konsideruar se do të rikthejë udhëheqësinë amerikane në botë, pas largimit të Presidentit aktual, Donald Trump.

Global