Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë z. Dimitris Janakakis pasi që këtij të fundit i përfundon mandati si ambasador në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

z. Ahmeti gjatë këtij takimi ka falënderuar Janakakisin për bashkëpunimin e mirë dypalësh gjatë mandatit të tij si dhe i ka shprehur vlerësim për punën e tij në drejtim të përafrimit të dy vendeve fqinje.

Ahmeti dhe Janakakis biseduan edhe mbi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, me ç’rast Ahmeti falënderoi ambasadorin grek për angazhimin e tij dhe për rolin konstruktiv që ka pasur.

z. Ahmeti theksoi nevojën dhe gatishmërinë për zbatim të përpiktë të Marrëveshjes së Prespës.

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti gjithashtu i ka thënë ambasadorit të Greqisë, z. Dimitris Janakakis se përkrahja e tyre për Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian është tejet e rëndësishme.

Në takim u bisedua edhe rreth çështjes së hapur me Bulgarinë, me ç’rast Ahmeti nënvizoi rëndësinë e mbylljes së kontestit në frymën evropiane të fqinjësisë së mirë.

Ahmeti dhe Janakakis në fund të këtij takimi lamtumirës u pajtuan që të dy vendet, Maqedonia e Veriut dhe Greqia duhet të vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të mira në të gjitha sferat, në veçanti në fushën e ekonomisë që është në interes të të gjithë qytetarëve në të dy vendet.

Global