Kryeministri suedez Stefan Lofven, pranoi se vendi e ka nënvlerësuar fuqinë shkatërruese të virusit.

Suedi ishte një ndër vendet e pakta në botë, që nuk aplikoi asnjë masë kufizuese gjatë valës së parë të pandemisë.

“Mendoj se shumë prej tyre nuk e kishin parë se çfarë vale po zhvillohej para nesh”, ka thënë Lofven gjatë një interviste.

Në Suedi sot janë konfirmuar 320.098 raste me COVID-19 dhe 7 516 të vd ekur, që është një shifër shumë më e lartë sesa shtetet tjera fqinje.