Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka bërë të ditur masat e reja kundër COVID-19 në periudhën e festave të fundvitit.

Derisa Hoti ka njoftuar se në Komision kanë vlerësuar se masat të cilat janë në fuqi do të vazhdojnë, ai ka bërë të ditur se në periudhën e festave të fundvitit do të ketë masa të reja shëndetësore, shkruan lajmi.net.

“Do të përgatitemi për masat e reja që do të jenë për festa në mënyrë që institucionet shëndetësore të mos kenë probleme”, tha kryeministri Hoti.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nesër do të takohet me inspektoratet për t’u siguruar që masat anti-Covid po respektohen.