Një vajzë 28-vjeçare ka sfiduar një ndër dallgët më të mëdha në botë krejtësisht e zhveshur.

Felicity Palmateer publikoi videon mahnitëse në të cilën shfaqet duke bërë sërf në Hawai, Fixhi dhe në Australinë Perëndimore. 28-vjeçarja e cilësoi të gjithë këtë si “jashtëzakonisht fuqizuese”.

“Videoja synon të jetë provokuese, por në të njëjtën kohë, sfidon nocionet që kanë të bëjnë me bukurinë.

Ajo që filloi si një ide mjaft e thjeshtë, por e frikshme dhe emocionuese, është shndërruar në diçka shumë më të madhe, sfiduese dhe të bukur nga sa e ëndërroja.

Procesi ishte jashtëzakonisht fuqizues. Duke përqafuar feminitetin, më ndihmoi jashtëzakonisht me vetëvlerësimin dhe me pranimin e vetes,”u shpreh Felicity.