Kosovari Jon Syla, pjesë e Institutit ATOMI, është pranuar në universitetin prestigjioz të Harvardit, kku do të studiojë fizikë dhe neuroshkencë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ky institut, që ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë përkrahës dhe kontribuues për Sylën drejt rrugës së tij për në Harvard.

“Atomisti Jon Syla është pranuar për të studiuar fizikë dhe neuroshkencë në njërin ndër top universitetet më të mira të botës, në Harvard University në SHBA”, thuhet në njoftimin e ATOMI-t në Facebook.

“Ky sukses i jashtëzakonshëm i Jonit para së gjithash është rezultat i potencialit të tij intelektual, i talentit të tij për fizikë dhe i punës së tij të palodhshme. Veç këtyre, ky sukses i Jonit do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale”.