Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Pollogut njësiti mobil për siguri në trafik pranë MPB-së ka kryer një kontroll të shtuar të trafik, me çrrastë janë sanksionuar gjithsejtë 203 vozitës. 113 gjoba janë shqiptuar vetëm në Tetovë mes të cilave 10 për makina të paregjistruara, 6 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Në Gostivar janë shqiptuar 90 gjoba, mes të cilave 16 për makina të paregjistruara, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.