Policia ka konfiskuar marijuhanë në Haraçinë. Ministria e brendshme nuk ka zbardhur më shumë detaje deri më tani, përveç se, kanë kapur sasi të madhe të kësaj lënde.

– Advertisment –
Edhe më tej po veprohet lidhur me aksionin në të cilin u sekuestrua sasi e madhe e marijuhanës. Kur aksioni të përfundojë, do të zbulojmë më shumë informacione – thonë nga MPB-ja.

Jo-zyrtarisht, janë sekuestruar përafërsisht dy ton marijuhanë, e cila ka të bëjë me vjedhjen pesë ditë më parë nga një depo në fshatin Josifovë afër Vallandovës. Ndryshe, një kamion i ngarkuar me rreth dy ton lule marijuhanë, i prodhuar në mënyrë ligjore, u vodh nga një depo e kompanisë Ghio Shpedicija.

“Marijuhana e vjedhur nga Josifovo, nga jugu, ka kaluar 130 kilometra për të përfunduar këtu në Haraçinë, ku policia kërkoi në disa vende”.

Natën e kaluar, policia kontrolloi plotësisht automjetet në Haraçinë. Megjithatë, ky kontroll policor është vetëm një pjesë e vogël e aksionit të Ministrisë së brendshme. Sipas informacionit të Alsat, aksioni kryesor i policisë ishte në fshatin Mojancë, afër Haraçinës.