Duke pasur parasysh se procesi mësimor është duke u zhvilluar online, Komuna e Sarajit në mënyrë sistematike është duke vepruar për përmisimin e kushteve njëkohësisht edhe lehtësimin e organizimit të orëve nga ana e mësimdhënësve në të gjitha shkollat fillore.

Me investime vetjake nga mjete buxhetore, Komuna e Sarajit, sot e rrumbullaksoi projektin e furnizimit të 147 kompjuterëve për shkollat fillore dhe me këtë është furnizuar çdo mësojtore me nga një kompjuter, me çka ju mundësohet mësimdhënësve të realizojnë procesin mësimor online prej në shkollë. Përveç furnizimit me kompjuter gjithashtu në të gjitha shkollat është instaluar edhe rrjeti i internetit me kualitet dhe shpejtësi të shkëlqyeshme.

Me vendosjen e kompjuterëve dhe instalimin e rrjetit të internetit në të gjitha shkollat tash më është lehtësuar procesi i organizimit të orëve nga ana e mësimdhënësve
Komuna e Sarajit, angazhohet dhe investon që të krijojë kushte sa më të mira që procesi edukativo arsimor në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Sarajit të zhvillohet në kushte më cilësore.