Kolonë nga tre deri katër kilometra, është aktualisht në kufirin Kroaci – Serbi, saktësisht në pikën kufitare të Bajkovo. Kjo pikë kufitare frekuentohet shumë nga mërgimtarët kosovarë dhe përdoret si tranzit për të hyrë në Kosovë.

Një numër i konsideruar i bashkatdhetarëve ia kanë mësyrë Kosovës në këtë fundvit, për t’i kaluar pushimet dimërore.

Pandemia COVID-19 ka bërë që një numër i madh i mërgimtarëve mos të vijnë fare në Kosovë këtë vit, por për një numër të caktuar COVID-19 duket se nuk mund t’i ndalojë ata që të vijnë në atdhe.

Shumica e mërgimtarëve që vijnë nga vendet perëndimore, përdorin Kroacinë dhe Serbinë si vende tranzite për të hyrë në Kosovë.

Pika më e frekuentuar nga mërgimtarët në mes Kroacisë dhe Serbisë, është Bajakovo.

Momentalisht aty kolona është e gjatë deri 4 kilometra dhe ka fluks të madh të veturave. KËTU

http://www2.hak.hr/rmt/?id=3