Urim Salihu

Një varr u hap dhe Klodiani nuk është më.Ai po tretet pa faj dhe asgjë nuk e kthen më. Duhej të bashkonte zemrat me njeriun e jetës por një plumb mizor nga një dorë gjakatare ia morri jetën padrejtësisht.Një baba dhe një nënë që do këputen nga malli e DHIMBJA në ditët e tyre të mbetura të jetës. Ditë të trishtuara përgjithmonë të përziera me ndjenjën e humbjes.

Ministri më pas dha dorëheqje, por Klodiani nuk është më.

Kryeministri kërkoi falje por Klodiani nuk është më.
Madje edhe ai që e vrau atë, donte që familja e viktimës të ishte në seancë për tu kërkuar falje. Por Klodiani nuk është më.

Pushteti mund të kërkojë një mandat tjetër por pa Klodianin e gjorë që shkoi për hiçgjë.Shkoi nga dikush që duhet ti mbrojë njerëzit dhe jo ti vras ata.
Opozita mund të kërkoj të merr pushtetin, por Klodiani nuk është më, qoftë edhe nëse Shqipëria digjet e copëtohet.
Klodiani është viktima e një vendi të trazuar moti. Ai është dhimbja e të gjithëve, por më shumë vetëm e prindërve të tij. Vetëm ata i dijnë vërtetë përmasat e kësaj tragjedie. Klodiani jonë nuk guxon të vdes dy herë nga politika. Lamtumirë o njeri i ri që mizorisht dikush ndali jetën tënde dhe la në zi të përjetshme prindërit tu të gjorë.