Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është vaksinuar kundër COVID-19 me një nga vaksinat e zhvilluara në Kinë.

Ky lajm është raportuar nga inteligjenca japoneze dhe shpërndarë nga Harry Kazianis, drejtuesi i Qendrës për Interesin Kombëtar në Uashington, në revistën “1945”.

Kim Jong Un ka marrë masa të forta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin e tij dhe nga vendi komunist nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të infektuarve deri tani.