Një makinë ka hyrë në një zonë këmbësorësh në qytetin perëndimor të Trier, duke lënë të vdekur katër persona, përfshirë një foshnjë nëntë muajsh, tha policia gjermane.

Shoferi, një 51 vjeçar vendas, është arrestuar. Prokurori tha se i dyshuari kishte pirë një sasi të konsiderueshme alkooli.

Viktimat ishin dy gra, të moshës 25 dhe 73 vjeç, një burrë 45 vjeç dhe një foshnjë nëntëmuajshe.

Indikacionet fillestare “sugjerojnë që problemet psikiatrike ndoshta kanë luajtur një rol”, u tha gazetarëve prokurori Peter Fritzen.

Burri nuk kishte adresë fikse dhe jetonte në veturë, të cilën e kishte huazuar.