Një prej tyre u raportua në Fushë-Kosovë, ku pas një mosmarrëveshje, i dyshuari e ka larguar viktimën nga banesa e tyre.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt deri në një vendim të gjykatës.

Një person ( dyshohet i sëmurë mental) është arrestuar në Gjilan, pasi e kishte demoluar shtëpinë dhe e kishte kanosur verbalisht vëllaun e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet.

 “Suharekë 06.12.2020-13:50.  Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një rast dhunë në familje tjetër u raportua në rajonin e Gjakovës.

Viktima mashkull, i mitur ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga babai i tij, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/