Çdo nënë e re kalon një periudhë ndjeshmërie pas lindjes që shoqërohet nga dyshimi nëse po kujdesen siç duhet për beben e tyre apo jo.

E ftuar në ‘Ftesë në 5’ ajo ka treguar veç të tjerave, edhe për mëmësinë e jetën e saj të re. Madje, ajo tha se do ta dëshironte shumë një fëmijë të dytë. Jonida ka thënë se Emi i ngjan më tepër partnerit dhe këtë gjë e ka patur të vështirë për ta pranuar por tashmë është pajtuar me këtë fakt.

Gjithashtu Jonida tha se ka qenë tepër e ndjeshme pas lindjes dhe tregoi një rast kur është mbyllur në tualet dhe ka qarë një orë rresht.

“Në fillim kur Emi erdhi në jetë kishte një lloj qetësie kur Besniku e merrte në krahë dhe pushonte, kur e merrja unë qante. Thonë që kur mamatë janë lehona kanë ndjeshmëri më të lartë. Në një situatë më ndodhi që Emi nisi të qaje dhe sapo e mori Besniku në krahë pushoi. Mamaja ime pa të keq tha që: ja pushoi në krahët e babait. Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht. Por kjo gjë nuk ndodh më. Emi me të dy ka momentet e veta me të dy, nuk ka më pikë xhelozie”.