Tottenham Hotspur kërkon të përforcojë mesfushën dhe repartin e mbrojtjes.

Objektivat kryesor të ekipit nga Londra, thuhet se janë Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira dhe mbrojtësi i Inter, Milan Skriniar.

Spurs dhe Inter ishin në bisedime për Skrinniar këtë verë, por marrëveshja dështoi në fund dhe bisedimet u ndalën, por si duket londinezët nuk do të heqin dorë nga objektivi i tyre, edhe Inter është shprehur se nëse do të vinte një ofertë e leverdishme ekonomikisht, atëherë do të mund të arrihej një marrëveshje.

Ndërsa Khedira, është lënë jashtë ekipit për sezonin 2020-2021 dhe në një intervistë të dhënë për mediat italiane, gjermani tha se do të ishte nder të luaj në Premierligë. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë ai do të bashkohej me ish trajnerin e tij Jose Mourinho, nën të cilin ishte titullar në kohën kur luante për Real Madrid.