Juventusi e ka mundur midis Camp Nou skuadrën e Barcelonës me rezultat 0-3 për ta fituar kështu Grupin G të Ligës së Kampionëve. Dy gola për Juventusin i shënoi Cristiano Ronaldo dhe të dyja nga penalltia. Golin tjetër e shënoi McKennie dhe ishte një supergol i shënuar me vole. Nga ky grup biletën për Europa Ligë e ka siguruar skuadra e Dinamo Kievit që mposhti Ferncevarosin e Myrto Uzunit

Juventusi ka shkëlqyer sonte në Camp Nou duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 0-3. Kjo fitore i ka mundësuar Juventusit që ta merr vendin e parë në Grupin G, në xhiron e fundit të këtij grupi pasi që Barcelona kishte fituar pesë ndeshjet e para të grupit.

Ronaldo ishte me në formë sonte se sa Lionel Messi derisa skuadra kampione e Italisë ishte me e kombinuar që nga fillimi i ndeshjes.

Goli i parë erdhi pas një penalltie shumë të lehtë të shkaktuar në Ronaldon në minutën e 13-të te ndeshjes, të cilën penallti në gol e shndërroi vet ylli portugez.

Në minutën e 20-të, McKennie do të shënonte një gol të bukur me vole pasi që mori një top në gjysmë krosim nga Cuadrado.

Barcelona ka mundur që ta ngushtoi epërsinë në fund të pjesës së parë, por arbitri kryesor nuk mendoi që të akordoi penallti për Messi që ishte penguar në zonë.

Në pjesën e dytë, Barcelona ishte më e mirë por paksa e pafat.

Topi u prek me dorë gjatë një aksioni të gjatë të Juventusit, por që pas rishikimit në VAR u akordua edhe penalltia e dytë për skuadrën bardh e zi.

Nga pika e bardhë përsëri i saktë u tregua Cristiano Ronaldo që shënoi gol në minutën e 52-të te ndeshjes.

Barcelona reagoi shpejt dhe ishte afër të shënojë por Griezmann goditi vetëm shtyllën.

Juventus reagoi dhe shënoi edhe një gol në minutën e 75-të me Bonuccin por VAR e anuloi atë për pozitë jashtëloje.

Pavarësisht tentimeve të Barcelonës ndeshja përfundoi me rezultat 0-3 dhe Juventus e fiton Grupin G duke lënë në pozitën e dytë Barcelonën.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër në këtë grup, ajo mes Dinamo Kiev-Ferencvaros  ka përfunduar me fitoren e Dinamos se Kievit e cila do të luan në Europa Ligë në fazën e eliminimit direkt të kësaj gare.