Pa u zmbrapsur në autorizimin dhënë britanikëve për t’u takuar në Krishtlindje, pavarësisht nga pandemia, kryeministri Boris Johnson bëri thirrje sot për përgjegjësi personale dhe grumbullime më të vogla gjatë Krishtlindjes.

“Një Krishtlindje e vogël është një Krishtlindje më e sigurt”, theksoi ai në një konferencë shtypi,

Duke shpjeguar refuzimin për të kriminalizuar personat që duan të kalojnë kohë me të dashurit e tyre, ai i nxiti ata të jenë të kujdesshëm.

“Mendoni për personat e pambrojtur”, tha Chris Ëitty, këshilltari mjekësor i qeverisë, duke bërë thirrje për takime të shkurtra familjare, në grupe të vogla dhe, mundësisht, jo shumë larg zonës së tyre, për të ulur rrezikun e infektimit.

Britania e Madhe, vendi më i goditur europian, me gati 65 000 të vdekur, aktualisht po përballet me një valë të dytë të pandemisë, me një ringjallje veçanërisht të fortë në Londër, ku baret, restorantet, hotelet dhe institucionet kulturore janë mbyllur nga e mërkura.