Vesa Luma ishte një tjetër personazh publik që ka dhënë një mesazh të fortë për vrasjen e Klodian Rashës.

Ajo në llogarinë e saj në Instagram më saktësisht në Instastory ka treguar se si policia duhet të jetë një shembull i mirë për fëmijët dhe t’i fal atyre siguri e jo frikë.

Ajo po ashtu ka shprehur ngushllimet më të sinqerta për familjen e Klodianit.

“As nuk mund ta imagjinoj dhimbjen e prindërve për humbjen e jetës së djalit të tyre, sidomos nga ata që duhet t’i ofronin siguri e mbështetje, jo plumb pas shpine. Botë e keqe.”- ka përfunduar Vesa në shkrimin e saj.