Dihet se llojet e parfumeve në dyqanet e posaçme, janë të shumtë. Kur blejmë një parfum, sidomos online, jemi gjithmonë të interesuar të dimë nëse është origjinal apo imitim. Shpesh dyshojmë se një lloj parfumi është shumë i lirë për të qenë origjinal. Por, nga ana tjetër jo të gjithë parfumet e shtrenjtë, janë të tillë. Ja çfarë duhet të kontrolloni përpara se të blini parfumin tuaj

1- Ambalazhi

Ambalazhi është elementi i parë që vini re tek një parfum. Është e thjeshtë ta dalloni nëse është i një parfumi origjinal ose jo, nga mënyra e shkrimit, nëse është material cilësor, nëse është shkruar me gabime drejtshkrimore ose jo, etj. Hidhni një sy edhe letrës celofon, duhet të jetë transparente.

2- Shishja

Nëse shishja është origjinale në të duhet të shkruhet patjetër “Made In…”. Gjithashtu, parfumi origjinal duhet të duket i qetë brenda, pa flluska. Emri i parfumit duhet të jetë i gdhendur në shishe, në pjesën ballore ose në fund të tij, por kjo varet nga lloji i parfumit që zgjedhim.

3- Parfumi

Parfumi në shishe duhet të jetë kategorikisht transparent, pa nuancë.

4- Barkodi

Ky element është një tjetër detaj i rëndësishëm për shkak se nuk ju gënjen kurrë. Barkodi tregon se ku është prodhuar një parfum dhe kjo ju ndihmon në dallimin e origjinalit nga imitimi. P.sh, parfumeve të prodhuar në Francë zakonisht i’u fillon barkodi me numrat 30 – 37; atyre në Angli me 50, Gjermani 400 – 440; Spanjë 84; Itali 80 – 83 dhe SHBA e Kanada 00 – 09.