Ixhet Memeti, Avokat i Popullit në largim me 61 vota “pro” është zgjedhur anëtarë në Këshillin e Prokurorëve Publikë, organ ky që monitoron punën e të gjithë prokurorëve në vend.

Kujtojmë që Avokati i Popullit në largim, Ixhet Memeti ka drejtuar me këtë institucion për 16 vite me rradhë.

Përpos Memetit, anëtar gjithashtu është zgjedhur dhe Ljupço Ivanovski.

Ixhet Memeti deklarohet të jetë i diplomuar për drejtësi me një provim juridik nga Tetova, si dhe Avokat i Popullit. Ndërsa, për Ljupço Ivanovskin, thuhet se ai është gjithashtu një i diplomuar për drejtësi, me provim të dhënë juridikut dhe avokat nga Shkupi.